Ministrja del me paralajmërimin e frikshëm: Mund të nisë Lufta e Tretë Botërore…!

17 DHJETOR 2021

… “Nëse Rusia sulmon, ju duhet të kujdeseni për Ballkanin. Ajo që rusët po bëjnë tani në Serbi është duke u përpjekur të provokojnë situatën në Ballkan”, tha ajo.

Ministrja e çështjeve veterane në Ukrainë Yulia Laputina, e cila më parë ka shërbyer si zyrtare e lartë në shërbimin e inteligjencës, tha se vendi i saj është gati të mbrohej nëse Moska do të nisë një sulm tjetër. Newsbeezer shkruan se Laputina pretendon se pasojat e veprimeve të mëtejshme ushtarake nga Presidenti Vladimir Putin brenda kufijve të Ukrainës nuk do të përmbahen.

“Nëse Rusia pushton, ju duhet të kujdeseni për Ballkanin. Ajo që rusët po bëjnë tani në Serbi është duke u përpjekur të provokojnë situatën në Ballkan”, tha ajo.

E pyetur nëse pushtimi mund të çojë në një luftë të tretë botërore, ministrja tha: Po. Po. Sepse gjeopolitikisht duket se ky është një skenar i mundshëm për kontinentin.

Rusia kërkon nga Perëndimi, nënshkrimin e një pakti që garanton se Ukraina nuk do të antarësohet në NATO. Por Presidenti amerikan Joe Biden refuzon. Nëse sulmohet Ukraina, Bashkimi Europian ka kërcënuar Moskën me sanksione të paprecedenta, prej të cilave ekonomia dhe shoqëria ruse do të kenë pasojat më të rënda në histori.

Grafike Lufta e Trete Boterore

Gazeta Sot