Berisha zotohet t’i japë fund “Ballkanit të Hapur”: Kërkon të zëvendësojë Procesin e Berlinit me Procesin e Putinit

Nga OraNews

11 Dhjetor 2021

Nga “Air Albania” ku po mban Kuvendin e jashtëzakonshëm, Berisha u shpreh se i bindur se do vazhdojë i palëkundur për të përmbysur narko-shtetin në Shqipëri.

Berisha: Do vazhdoj për të kthyer në pushtet PD-në, si parti e vlerave të lirisë që në epiqendër ka qytetarin. Si parti që s’do lejojë kurrë që Shqipëria të bjerë në zona të tjera influence përveç NATO-së dhe BE-së. Të themeloj Pd-në si parti e interesit kombëtar që do shndërrojë Shqipërinë vë vendin e sjpresës së shqiptarëve, në vendin e bekuar për ata. T’i japë fund spastrimit etnik të politikave antishqiptare të Edi Ramës.  PD-ja ngrihet fuqishëm si parti i interesit kombëtar e cila do t’i japë fund hegjemonisë së kriminelëve të Beogradit në Shqipëri dhe Ballkan.

Ne jemi për marrëdhënie normale, punojmë për paqen dhe stabilitetin, por grupi kriminal që udhëheq sot Beogradin është inspirator kryesor i genocidit serb në Bosnje, Kosovë, mohon genocidin ndaj shqiptarëve dhe duke përdorur veglat e tij në Shkup ka rrethuar Kosovën në një darë me të cilën kërkkon t’i zërë frymën. Asnjëherë  Tirana nga që nga koha e Enver Hoxhës e  deri më sot nuk ka qenë epiqendër e luftës së ftohtë kundër Prishtinës.

Beeisha u ndal te Ballkani i Hapur, sipas tij është Ballkani i hegjemonisë serbe.

Berisha: Është Ballkani i influencës ruse, i interesave antikombëtar, antievropiane, është projekti që kërkon të zëvendësojë për shqiptarët Procesin e Berlinit me procesin e Putinit. Ndaj dhe ne zotohemi t’i japim fund këtij procesi. Paralajmërojmë Millosheviçin apo Sllobodanin e ri, për Ballkanin e hapur mos mendo të vish në Tiranë se sheshet dhe rrugët do t’i kesh plot kundra teje.