24 Qershor 2023

Dje Policia e Kosovës njoftoi sot në mbrëmje se ka parandaluar një sulm terrorist nga një grup i dyshuar i mbështetur nga Beogradi, me qëllim rritjen e tensioneve dhe që paqja të mos arrihet. Ka qenë vetë ministri kosovar Svelça që ka konfirmuar lajmin, teksa aksioni u krye në rajonin e Zveçanit.

Paraprakisht bëhet me dije se ishte një makinë me targa të Beogradit dhe e mbushur me armatime të rënda e municione, e gatshme për t’u përdorur për një qëllim kriminal. “Parandaluam një akt terrorist”, u shpreh Svelça. Në postimin e tij të bërë Facebook, Sveçla shkruan se në një makinë me targa serbe janë zbuluar eksplozivë, armë ushtarake dhe sasi të konsiderueshme municioni.

Postimi i plotë:

“Policia e Kosovës parandalon sulm terrorist. Falë angazhimit intenziv të njësiteve të specializuara të Policisë së Kosovës dhe informatave/inteligjencës së pranuar, sot është identifikuar një veturë me targa të Beogradit, rreth 100m larg Komunës së Zvecanit, në të cilën janë zbuluar sasi të mëdha të armatimeve, mjeteve eksplozive dhe municioneve të ndryshme, përfshi Zolla, Osa, eksplozivë, armë automatike, sasi e konsiderueshme e municionit, shok-bomba, uniforma dhe çanta ushtarake.

Të gjitha këto mjete kishin për qëllim dhe shërbejnë për realizim të sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe Institucioneve të Republikës së Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi e radhës që Serbia përmes grupeve dhe organizimeve të tilla synon të destabilizojë vendin tonë.

Policia e Kosovës bashkë me të gjitha organet tjera të sigurisë vazhdojnë angazhimet e tyre në parandalimit e cdo akti të mundshëm që synon cënimin e sigurisë së vendit tonë. Ky rast konfirmon informacionet e pranuara nga Institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës se gjatë javëve të fundit nga territori i Serbisë janë futur në Kosovë vetura dhe automjete të tjera me armatime ushtarake”.

Gazeta Dita