Meta: – Rama përfaqësues i lobit serb në SHBA, i intereson destabilizimi i vendit! Kam prova, do flas kur të vijë koha

25 maji 2020

Presidenti Ilir Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ai është përfaqësues i lobit serb në Uashington, për këtë arsye të gjitha vendimet që merr, përfshirë këtu edhe shembjen e Teatrit, se kërkon destabilizimin e vendit.

Rama përfaqësues i lobit serb në SHBA.

E them me bindje do e provojë koha. Lobi serb dhe ai pro rus në Uashington i intereson përplasja civile dhe destabilizimi në Shqipëri.

Kam shume prova dhe dokumente që do i bej publike në kohën e duhur. SMS që u bë publike sot do duket pa vlere në raport me to.

Do flas në të ardhmen dhe në kohën e duhur“, tha Meta.

Gazeta Dita