“Kryeministrin e kemi artist që rreh artistët”- Presidenti Meta: Shembja e Teatrit 10 mijë herë e paligjshme ngado ta kapësh

25 maji 2020

Presidenti Ilir Meta thotë se shembja e Teatrit Kombëtar është e paligjshm ngado që ta kapësh.

I ftuar në “Opinion”, kreu i shtetit e konsideron kryeministrin një artist që rreh artistët.

MetaMua më vjen sepse nuk mund t’i jepja kënaqësinë provokatorëve dhe as lobit serb që është fuqizuar shumë në Uashington për të thënë ja Presidenti i Shqipërisë del atje dhe përplaset me policët. Ata e prishën në mënyrë të pabesë dhe të paligjshme. Është 10 mijë herë e paligjshme ngado që ta kapësh. Më intereson që Der Standard e konsideron grusht shteti, ajo gjermane e konsideron njësoj si veprimet e Hitlerit.

Unë kam marrëdhënie institucionale me Ramën. Nuk kam asnjë kanal jo zyrtar. Këto janë përralla dhe legjenda dhe nga sot e tutje nuk do të kem asnjë komunikim përveç zyrtar. Kam qenë duke çuar vajzën për në aeroport dhe jam kthyer pasi ma ka kërkuar. Kryeministrin e kemi artist që rreh artistët.

Gazeta Panorama