Edvin Rama

22 Tetor 2022

Në një takim me mbështetës të Partisë së Lirisë në Kuçovë, kryetari i PL-së Ilir Meta tha se ka ardhur koha e përballjes finale dhe të vërtetë.

Ai akuzon Ramën si njeriu që është peng i qarqeve antishqiptare dhe i mafias ndërkombëtare. Madje shtoi se pas paktit detar me Greqinë fshihen 300 miliardë euro për të cilat Rama kërkon pjesën e vet në kurriz të Shqipërisë.

Ilir Meta: Rama është i varur nga krimi i organizuar dhe mafia ndërkombëtare që interesohet vetëm për territorin e Shqipërisë dhe jo popullin. Madje të ikin dhe të vijnë në Shqipëri bangladeshasit. Shpik fatkeqësi. Do na bjerë bomba bërthamore thotë, po ne bomba na ka rënë që ti je kryeministër. Je peng e vasal i qarqeve më antishqiptare. Ke vënë në diskutim shtetin e Kosovës për të cilin janë vrarë aq shumë patriotë. Ke vënë në diskutim integritetin e Republikës së Shqipërisë. Lavdërove vendimin e gjykatës Kushtetuese për detin, shumë mirë bëre se ashtu të interesonte atëherë kur e bëre vetë por do të vijë dita të raportosh sa herë e ke shkelur e dhunuar për shkak të korrupsionit tënd, e 300 miliardë euro që janë atje e kërkon pjesën tënde në kurriz të Shqipërisë e shqiptarëve. Ndaj është dhe në një panik të madh”

Meta u ndal dhe tek skandali i icnineratorëve.

“Korrupsioni më flagrant janë incineratorët. Do shtohen sërish fondet për incineratorin e Tiranës se i kërkojnë ata që janë në kërkim se ndryshe ata flasin”

Meta tha se ka ardhur koha e përballjes së vërtetë dhe se në zgjedhjet vendore të 2023 PL synon këshillat bashkiakë.

Ilir Meta: “Ka ardhur ora e përballjes finale dhe të vërtetë. Jemi përpara zgjedhjeve vendore. Dua të siguroj që qëllimi më madhor është rivendosja e pluralizmit dhe demokracisë në të gjitha këshillat vendore e bashkitë e kuvendit ku sot opozita nuk ka asnjë këshilltar kjo dhe për faj të poshtërisë së Lulushit”

Sondazhet i dalin mirë se i bën vetë. Pakënaqësia është e madhe.  Ku të gjejë Shqipëria një klloun si ti. Italia i mbajti 4 vjet e i përzuri. Ne 10 vjet do i përzëmë njëherë e përgjithmonë. Ndaj është koha të bashkohemi të gjithë shqiptarët pa dallime partiake e politike. Ka vetëm një ndarje themelore e ekzistenciale sot, ajo mes shqiptarëve e patronazhistëve” 

Nga OraNews