19 Mars 2024

Skandali në lidhje me situatën e krijuar sot me gazetaren Ambrozia Meta, e cila u përball sot me një cënim fizik nga kryeministri Rama në një dalje të tij për mediat, ku ai refuzoi t’i përgjigjej pyetjeve të gazetares se si përfitonte publiku nga planet për të dhënë ishullin e Sazanit dhëndrit të Donald Trump ka marrë vëmendjen edhe në mediat e huaja. Edhe pse Rama  e ka quajtur incidentin si një gënjeshtër të neveritshme, ndërkohë që në video duket qartë që Rama e ka prekur gazetaren në faqe, media e njohur kroate “Jutarnji list”, i quan pamjet e turpshme dhe shprehet se e gjithë kjo situatë u krijua vetëm pse kryeministrit shqiptar nuk i pëlqeu pyetja që i bëri gazetarja.

“Shikoni videon e turpshme: Kryeministri shqiptar e shtyu gazetaren, nuk i pëlqeu pyetja që i bëri!”, ky është titulli i medias kroate. Në tekst “Jutarnji list” shkruan:  Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka larguar një gazetare femër gjatë një konference për media sot, pasi nuk i ka pëlqyer pyetja që ajo i ka bërë. Edi Rama ka shtyrë një gazetar të televizionit SYRI. Pyetja ishte: “Pse paratë e taksapaguesve shqiptarë po investohen në një port të ri, ndërsa apartamentet e investitorëve privatë po shiten në portin aktual të Durrësit?”. Edi Rama është rrethuar nga gazetarët kur ka ndodhur ngjarja dhe gjithçka është regjistruar nga kamerat. I mërzitur nga pyetja, ai ka larguar papritur gazetaren dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. “ Të lutem, mos më prek më, i tha gazetarja, ndërsa Rama po largohej pas ngjarjes”, përfundon shkrimin media kroate.