Me lot ne sy por në krye të detyrës. Polici preket nga dëshpërimi i banorëve të “5 Majit”.

22 SHKURT 2022

Shembja e banesave në zonën e “5 Majit” mëngjesin e sotëm, u shoqërua me tensione të forta, teksa banorët u përplasën me efektivët.

Policia e shtetit ka njoftuar se 8 efektivë kanë mbetur të lënduar, ku 5 prej tyre janë punonjës të Policisë së Shtetit dhe 3 punonjës të Policisë Bashkiake.

Me lot ne sy por në krye të detyrës. Polici preket nga dëshpërimi i banorëve të 5 Majit.

Banorët janë shfaqur tepër të dëshpëruar dhe kjo u pa dhe në sytë e një efektivi, i cili nuk mbajti dot as lotët pasi shihte qytetarët.

Në videon e siguruar nga gazetari Bekim Bici për Gazeta Shqip, duket momenti kur polici preket.

Gazeta Shqip