‘Më 1 gusht, protestë kombëtare, vjen Diaspora’.

30 Korrik 2026
Aktivisti Arben Kola nga protesta e 61 para Kryeministrisë ftoi qytetarët shqiptarë, nga jugu në Veri që t’i bashkohen revoltës popullore në 1 gusht, në protestën kombëtare.
Ai lexoi një mesazh që i kishte ardhur nga një qytetar nga Korça.
Ai deklaroi se në Korçe ishin shantazhuar të gjithë ata që punonin në administratë, që mos të merrnin pjesë në protestë. “Vrisni frikën, merrni pjesë në protestë. Rama i ka ditët e numëruara. Sot në Poliçan po protestohet. Dhe disa të PS kanë marrë teserat e Rilindjes mavi dhe po i djegin.”, tha ai.
