23 Tetor 2022

Pas një ore është mbyllur protesta për vdekjen e Lear Kurtit, 32 vjeç në Komisariatin e Policisë nr.3.

Ndërkohë qytetarët para se të largohen kanë lajmëruar se protesta e radhës do të njoftohet përmes rrjeteve sociale.

Protesta e sotme është shoqërua me disa momente tensioni ku disa prej protestuesve tentuan të thyejnë kordonin e uniformave blu dhe hodhën mbi ta miell.

Lear Kurti, 32-vjeç ndërroi jetë mesnatën e të mërkurës pasi u shoqërua në komisariatin nr.3 në kryeqytet.

Përmes një njoftimi, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore tha se mbrëmjen e 19 tetorit, gjatë patrullimit në Rr. “Riza Çuka” në zonën e Laprakës, efektivët kanë konstatuar Laert Kurtin duke qëndruar përpara një biznesi privat, për të cilin kushtet dhe rrethanat diktonin nevojën e një verifikimi.

Në momentin kur punonjësit e Policisë, i kanë kërkuar dokumentin e identifikimit, Kurti është larguar me vrap, duke mos iu bindur thirrjeve të njëpasnjëshme të punonjësve të Policisë për të ndaluar.

Pasi ka vrapuar për rreth 200 metra, i ndjekur nga patrulla e Policisë, mes rrugicave midis rrugës “Riza Çuka” dhe “Don Bosko”, ai është kapur dhe ndaluar nga punonjësit e Policisë, vend në të cilin kanë qëndruar 7 minuta.

I riu u shoqërua në komisariat dhe nga eskpertiza rezultoi se ai humbi jetën për shkak se gëlltiti dy qese me kokainë, për t’iu shmangur kapjes nga policia.

Gazeta Sot