Mbreti Charles III i bën letër urimi Kosovës për 18-vjetorin e Pavarësisë: – Shpresoj që vendet tona të vazhdojnë bashkëpunimin!

16 Shkurt 2026
Mes liderëve botërorë që kanë uruar Pavarësinë e Kosovës në 18-vjetorin e saj, është edhe Mbreti i Britanisë së Madhe.
Në letrën e tij, mbreti Charles III, e cilëson një ditë për të reflektuar për miqësinë e qëndrueshme mes dy vendeve dhe nxit më tej bashkëpunimin.
“Ndërsa përballemi me sfidat e përbashkëta të kohës sonë, veçanërisht ato që lidhen me klimën dhe ruajtjen e botës sonë natyrore, shpresoj që vendet tona të vazhdojnë të punojnë së bashku për zgjidhje domethënëse dhe të qëndrueshme”, shkruan ai në mesazhin që ka ndarë vetë Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, drejtuar presidentes Vjosa Osmani.
Charles III inkurajon edhe lidhjet dypalësheve mes vendeve, ndërsa nënvizon se është i përkushtuar për të forcuar më tej bashkëpunimin
Letra e mbretit Charles III:
“Kjo ditë shërben si një mundësi e çmuar për të reflektuar mbi miqësinë e qëndrueshme midis vendeve tona. Jam thellësisht i inkurajuar nga fuqia e lidhjeve tona dypalëshe dhe mbetem i përkushtuar për të nxitur një bashkëpunim edhe më të ngushtë në vitet që vijnë. Ndërsa përballemi me sfidat e përbashkëta të kohës sonë, veçanërisht ato që lidhen me klimën dhe ruajtjen e botës sonë natyrore, shpresoj që vendet tona të vazhdojnë të punojnë së bashku për zgjidhje domethënëse dhe të qëndrueshme”.
