Marjana Koçeku; – Të jesh shqiptar i mirë s’do të thotë të mbash një flamur, por të mbrosh atë që na është trashëguar

21 Korrik 2026
Deputetja e pavaruar Marjana Koçeku ka deklaruar se ajo po punon për një platformë politike, ku në thelb të saj do të jetë mbrojtja e mjedisit.
Ajo tha se aktualisht në Parlament është e vetme për kauzën e saj.
“Si deputete e pavarur po puno për një platformë politike ku do të ketë disa pika kryesore si deputete e pavarur që në thelb kanë mirëqënien e qytetarëve shqiptarë. Mendoj se thelbi I kësaj mirëqenieje është lidhja që ne kemi me mjedisin dhe natyrën.
Besoj se është një sfidë globale, jo vetëm shqiptare raportet dhe balancat që ne mund të mbajmë me natyrën dhe mjedisin.
Ka edhe ndodhi që s’janë në dorën e njeriut si katatastrofat naryrore, por përveç kësaj edhe ligjet që janë në favor të vetë shkatërrimit të nartyrës dhe mbështetjes të një grupi shumë të vogël interesash dhe njerëzish, prandaj është e rëndësishme të flasësh dhe punosh me çështjet mjedisore. Mirqënia ëhstë më e madhe sesa përfitimi ekonomik pasi është cilësai e ujit, tokat mjedisi, pyjet. Çdo lumë dhe mal I humbur është humbje kombëtare dhe çdo tokë e shitur është humbje.
Të jesh shqiptar i mirë s’do të thotë të mbash një flamur por të mbrosh dhe t’i dalësh zot asaj që na është trashëguar dhe t’i ruajmë”, tha ajo.
