23 Maji 2024

Meksika është prekur nga një valë e të nxehtit, duke bërë që majmunët ulëritës të bien të ngordhur nga pemët, sipas AP.

“Të paktën 138 prej tyre, të cilët njihen për thirrjet e tyre të zhurmshme zanore, u gjetën të ngordhur në shtetin Tabasko në Bregun e Gjirit që nga 16 maji”, sipas grupit të Ruajtjes së Biodiversitetit të Usumacinta.

Të tjerët u shpëtuan nga banorët, duke përfshirë pesë prej tyre që u dërguan me urgjencë te një veteriner lokal i cili luftoi për t’i shpëtuar.

“Ata mbërritën në gjendje kritike të dehidratuar dhe me ethe”, tha Dr. Sergio Valenzuela.

Ndërsa vala brutale e të nxehtit në Meksikë ka shkaktuar vdekjen e të paktën 26 personave që nga marsi, veterinerët dhe ekipet e shpëtimit kanë raportuar vdekjen e dhjetëra personave të tjerë dhe ngordhjen e ndoshta qindra majmunëve ulëritës.

Rreth një e treta e vendit regjistroi dje temperatura maksimale deri në 45 gradë Celsius.

Në qytetet Tecolutilla, Tabasko, majmunët e ngordhur filluan të shfaqeshin të premten, kur një ekip vullnetar i zjarrfikësve dhe shpëtimit zbuloi pesë nga krijesat.

Majmunët ulëritës janë muskuloz dhe disa prej tyre mund të jenë të gjatë deri në 90 centimetra, me bishta po aq të gjatë.

Disa meshkuj peshojnë më shumë se 13,5 kilogramë dhe mund të jetojnë deri në 20 vjet.

Ata janë të pajisur me nofulla të mëdha dhe dhëmbë të frikshëm.

Më së shumti, ata janë të njohur për ulërimat e tyre të ngjashme atë të luanëve.