20 Nentor 2025

Lumi Shkumbin raportohet se ka dalë nga shtrati duke përmbytur tokat bujqësore brenda argjinaturës.

Shkak janë prurjet e shtuara të ardhura deri më tani dhe sipas parashikimeve pritet të dali nga shtrati deri në tokat e Çermë Shkumbinit.

Raportohet se plotat e ujit të ardhura në rritje kanë nxjerrë nga shtrati lumin në zonën e Çërmës së Sipërme dhe në vijim pritet akoma rritje.

Është dhënë njoftimi për fermerët që kanë stanet në zonën e Kumarit në Divjakë që të evakuojnë bagëtitë.

Ndërkohë situata paraqitet e ndërlikuar edhe në lumin Seman. Ky i fundit ka dalë nga shtrati në zonën e Ngurrëzës së Vogël deri në Imshtë, ku tokat brenda argjinaturës ndodhen në kuota të ulëta.

Mbrëmjen e kaluar mësohet se u evakuuan bagëti të imta dhe gjedhë nga zonat me rrezik, pasi pritej ardhja e prurjeve të mëdha. Aktualisht, prurjet nuk kanë arritur ende kulmin, ai parashikohet të mbërrijë pasditen e sotme, nga rrjedha e Osumit dhe baseni i tij.

Ndërkohë, prurjet nga Devolli mbeten minimale, pasi depozitohen në hidrocentralin e Banjës, i cili lëshon vetëm sasinë e nevojshme për prodhimin e energjisë, rreth 100 m³/s.

Sipas përgjegjësit të sektorit Lushnje i drejtorisë së  Bordit të kullimit dhe ujitjes, inxhinierit Ferdinand Dervishi, situata është mëse normale dhe dalja e lumit nga shtrati ka përmbytur 180 hektarë toka brenda argjinaturës, ndërkohë që janë evakuuar stane me bagëti të imëta dhe gjedhë