29 Nentor 2023

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon me takimet e tij me të rinjtë në qytete të ndryshme.

Po ajo që ka tërhequr vëmendjen është një deklaratë e tij gjatë një takimi në Vlorë, ku është shprehur se nuk duhet të trembemi nga fakti që të rinjtë largohen nga Shqipëria, pasi ikin për të eksploruar botën.

Po ia kaloj telefonin takimit më të bukur sot në Vlorën e Pavarësisë, shpresës së Shqipërisë, rinisë, rinisë vlonjate. Nuk duhet të trembemi, nga fakti që një pjesë e rinisë do të eksplorojë botën, do të eksplorojë Evropën. Ne për këtë ditë kemi luftuar.

Puna është a i krijojmë dot kushtet pasi të kenë eksploruar, pasi të kenë marrë përvojën e tyre, të punës apo arsimore, apo një kualifikim. Ta gjejnë prapë veten në Vlorë, në Shqipëri”, tha Basha në fjalën e tij.

Kjo deklaratë e tij, vjen në kohën kur politika dhe shoqëria bëjnë thirrje të forta për të marrë masa për të frenuar ikjen masive të rinisë.

Në një kohë kur opozita hedh akuza mbi qeverinë për kushtet që kanë bërë që të rinjtë shqiptarë të largohen nga vendi për të nisur një jetë të re në vendet e BE.

Gazeta Dita