9 Shtator 2022

Kreu i agjencisë bërthamore të OKB-së ka paralajmëruar se situata në uzinën bërthamore të Zaporizhzhia në Ukrainë është gjithnjë e më e pasigurt. Rafael Grossi tha se granatimet kishin ndërprerë energjinë në qytetin e afërt të Enerhodar, i cili ushqente centralin me energji.

Kjo do ta bënte impiantin plotësisht të varur nga gjeneratorët e emergjencës me naftë për të parandaluar një aksident. “Kjo është një situatë e paqëndrueshme dhe po bëhet gjithnjë e më e pasigurt”, tha ai në një deklaratë. “Kjo është krejtësisht e papranueshme.”

Grossi nuk tha nëse Rusia apo Ukraina janë përgjegjëse për granatimet, por tha se kjo situatë duhet të ndalet menjëherë. Të dy vendet kanë fajësuar njëri-tjetrin për luftimet në afërsi të uzinës, e cila është afër vijës së frontit dhe është pushtuar nga rusët që në fillim të konfliktit ushtarak.

Gazeta Sot