Libri i Dr. Silvana Ninit, “DIJEBËRJA E XHUBLETËS”, botim me interes per trashegimine e etnise tone

Silvana Nini – Dijbërja e Xhubletës
Nga: Jaha Brahaj
Nga Gazeta Nacional -5 Shkurt, 2026
Nga lashtësia na ka ardhur deri ne ditët tona kjo veshje krejtesishtë e dallueshme nga cdo veshje e grave ne Ballkan dhe Europë; Xhubleta Shqiptare. Pas një pune serioze nga studiuesit shqiptar dhe albanologë të huaj sideomos gjatë shek. XX. per veshjet e etnisë tone, kjo është klasifikuar dhe vleresuar per formen, artin dhe pasurinë kultike dhe mitologjike qe ka ruajtur si veshje e lashtë e trashëguar dhe vijuar me rrespektimin tradicional nder breza deri ne fund te shek. XX.
Zhvillimi shoqeror, industrial e social bëri që kjo veshje te vleresohet, por mos të punohet më per nje peridhe me shume se 60 vjecare. U shkeput një hallke nga me te rendesishmet per brezat gjate kesaj periudhe e keshtu humben ne vite disa vecori e dije teknike te punimit dhe te vetedijes e kuptimit simbolik te artit e ne permbajtjen e kulteve te trasheguara.
Me nje pune kerkimore hulumtuese kryesisht në terren, por dhe në literaturë Dr. Silvana Nino në këtë botim sjell të plotë teknikat tradicionale të dijeberjes së Xhubletes. Ky studim mbylli perfundimisht dhe fazen e statusit dhe vleresimit të kesaj pasurije si pasuri e mbare njerzimit.
Puna e gjurmuar hap pas hapi ne të gjitha proceset sipas menyres tradicionale te punimit te meparshem në familjet fshatare të krahinave ku kjo veshje praktikohej dhe gjate kesaj periudhe, e me shume edhe u ruaj si pasuri relike.
Shume mjete pune jane zhdukur, si valanica (derstila), shumë mjete te tjera dhe llojshmeria e materialit baze që nga fija e leshte, ngjyrosja tradicionale me bime, lule e lekura pemesh jane mjegulluar nder breza.
Ketu eshte edhe vlera kerkimore e studiuese që i ka gjurmet per te lidhur hallkat e dobësuar te kesaj dijeberje. Studimi është vleresuar dhe ja ku e kemi kete botim me shumë vlera si testament pasurie të trasheguar dhe qe eshte vleresuar nga UNESO.
Para studiuesve sot ështe detyrim studimi i permbajtes së pasurise artistike, ornamentike që shprehin e pasqyrojne pasurinë shpirterore me besimet e lashta ndepermjet kesaj veshje-ekspozitë arti e larmishme dhe me karakter thellësisht te dallueshme me frymen mijravjecare në historise dhe trashegimise se etnisë tonë.
