SALI BERISHA

20 Dhjetor 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kreu i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, është ftuar të jetë i pranishëm në protestën e organizuar nga PD, por ka zgjedhur të zhvillojë një protestë të veçantë me partinë e tij.

Berisha theksoi se e ka mbështetur publikisht Lapajn në disa raste dhe e ka përgëzuar për protestat që ka organizuar. Sipas tij, Lapaj përfaqëson një forcë politike dhe aktivitetet e tij protestuese janë të bazuara mbi partinë që drejton.

“Unë e kam mbështetur publikisht jo një herë, por disa herë dhe e kam përgëzuar Lapajn për protestën e tij. Natyrisht, ai përfaqëson një parti politike dhe protestën e bazon tek partia e tij”, u shpreh Berisha.