30 Tetor 2025

Këtë herë kanë qenë banorët e rrugës “Myslym Shyri” që i kanë dhënë mbështetjen Florian Binajt në betejën e tij për bashkinë e Tiranës.

Kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita ka postuar një video në rrjete sociale ku shihet teksa takon shumë qytetarë.

“Ky qytet është i yni. Qytetarët janë zëri i tij” shkruan Binaj, krah videos. 

Në një mesazh të publikuar pak ditë më parë Binaj tha se kandidonte që ‘ta bëjmë Tiranën shtëpinë që duam t’u lëmë fëmijëve tanë’