Kuvendi Kombëtar i PD nis me një dokumentar, punimet i hap Belind Këlliçi

30Prill 2022

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i cili do të mbahet ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve do të nisë me një dokumentar që tregon rrugëtimin e Sali Berishës nga shpallja non grata nga ana e SHBA deri në përjashtimin e tij nga Partia Demokratike me datë 9 Shtator.

Në dokumentar tregohet deklarata e Departamentit Amerikan të Shtetit, dalja e parë e Sali Berishës pas këtij vendimi dhe qëndrimi i Lulzim Bashës.

Një pjesë të dokumentarit dëgjohet edhe komenti për vendimin e Lulzim Bashës. “Përkundër vlerësimeve që kishte shprehur më parë për liderin historik…”, thuhet në dokumentarin që pritet të transmetohet pas nisjes së punimeve të Kuvendit.

Fjalën hapëse të Kuvendit do ta mbajë Lediana Fratari e cila do të ketë një videomesazh me të rinjtë e PPE. Ndërsa punimet e Kuvendit do të happen nga Belind Këlliçi.

Lista e folësve

-Lediana Fratari

-Belind Kellici hap punimet e Kuvendit

-Arben Imami

-Bardh Spahia

-Artan Hoxha

-Jozefina Topalli

-Belind Kellici prezanton ndryshimet statutore

-Edi Paloka

-Deputet britanik

-Oerd Bylykbashi

-Evi Kokalari

-Agron Shehaj

-Fatbardh Kadilli

-Aldo Bumçi

-Rudina Hajdari

-Sali Berisha flet në mesditë rreth orës 13.00

Nga Gazeta Panorama