Egla Ceno

20 Shtator 2026

Ndërsa protesta kundër qeverisë së Edi Ramës ka hyrë në ditën e 113-të, aktorja Egla Ceno iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin masivisht në shesh për të bërë të mundur ndryshimin në vend.

Teksa ka ndarë një foto nga protesta e një dite më parë, aktorja thekson se çdo shqiptar e di mirë se ku duhet të jetë, duke iu referuar sheshit, ndërsa shton se duhet të ndjekin instiktin, nevojat e tyre dhe dinjitetin.

“Day 112. Nuk i them njeriu “çohu nga kafja”. Nuk i them askujt “nesër më shumë”. Kush është Shqiptar e di vet ku duhet të jetë. Mos u përçani nga disa “elementë” që shit-blihen si prostituta rruge. Dëgjoni instiktin tuaj, nevojat tuaja. Shikoni cilësinë e ditës tuaj dhe vendosni. Dinjitet, asgjë më shumë, asgjë më pak”, ka shkruar ajo krahas fotos së saj në shesh.

Kujtojmë që aktorja ka kundërshtuar fort edhe hartën e re territoriale për shkrirjen e bashkive. Disa ditë më parë, ajo u përfshi në një debat me kryeministrin Edi Rama gjatë një takimi ku të pranishëm ishin edhe banorë të Poliçanit, të cilët kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë dhe bashkimin me Beratin.