Kuçova e naftës pa rrugë e pa kanalizime, flasin banorët: Këtu del ‘ari i zi’, por ne jetojmë mes baltës, është turp i botës

22 Mars 2026
Rreth 100 familje në fshatin Gegë të bashkisë Kuçovë jetojnë prej më shumë se 30 vitesh pa rrugë dhe pa kanalizime. Kjo zone është një nga vendburimet kryesore të naftës në vend që shfrytëzohet nga ‘Albeptrol’ por nuk është kryer asnjë investim
Në fshatin Gegë të Kuçovës kane mbetur rreth 100 banorë kryesisht të moshuar. Edhe pse zonë naftëmbajtëse, mungesa e infrastrukturës ka detyruar te rinjtë të emigrojne.
“Rinia ka ikur se këtu s’ka rrugë as punë as gjë”, tha një banor.
“Këtu del ari i zi dhe ne s’kemi rrugë! Eshtë turp i botës”, tha një banore.
Report Tv kreu nje vezhgim ku shihen rrugët që lidhin lagjet Dikatra, Gjolenaj dhe Gegë, te gjitha të dëmtuara, me gropa dhe ujë, duke e bërë lëvizjen të vështirë, sidomos gjatë reshjeve. Ndersa në verë, banorët përballen me pluhurin që mbulon të gjithë zonën.
“Tani që nis behari është tym e pluhur. Në dimër nuk dalim dot në qytet nga gropat. Kur vijnë zgjedhjet na premtojmë por rrugët nuk i kanë shtruar asnjëhere”, thanë ata.
Mungesa e kanalizimeve i ka detyruar banorët të hapin vetë gropa per ujërat e zeza dhe ato sipërfaqësore, në mënyrë që të mos përhapen në oborre dhe rrugica.
“Kemi bërë puse por nuk është zgjdhje”.
Zona është e rrethuar nga puse nafte dhe, sipas banorëve, rrjedhjet e naftës demtojne prodhimet bujqësore.
“Nafta këtu është skandaloze se dëmton gjithccka. Nafta djeg hekurat po bimët dhe pemët normal që i ka tharë”, tha një banor.
Kompania shtetërore “Albpetrol” është operatori kryesor, me rreth 15,743,00 tonë naftë të nxjerrë vetëm nga fusha e Kuçovës në vitin 2025. Sipas ligjit “Për hidrokarburet”, kjo kompani duhet të beje trajtimin e ujërave per te mos krijuar ndotje. Për më tepër, ligji “Për nxitjen e investimeve” e detyron te asfaltojë dhe rrugët në zonat ku gjenden puset e naftes. Megjithatë, sic thone banorët ligjet nuk zbatohen sepse “Alpetrol” nuk ka bere asnje investim per komunitetin.
