Sali Berisha

9 Nentor 2022

Berisha u shpreh se ndërtimi I tij bëhet nga vëllezërit Karriç që janë bashkëpunëtorë të Aleksandër Vuçiçit dhe Aleksandër Lukashenkos.

Si shtoi se kompanitë e tyre po i sanksionon gjithë bota perëndimore, ndërsa sipas tij, Rama i merr që të investojnë në Shqipëri.

“Megaafera e Dubai City në Durrës është me e madhja në të cilën bashkohen Aleksandër Vuçiç, Edi Rama dhe Aleksandër Lukashenko. Epiqendra e kësaj megaafere janë vëllezërit Kariç, që janë të përfolur si mbajtës të portofolit të Lukashenkos.

Kompanitë e Dragomirit kanë qenë mbizotëruese në këto vite në bjellorusi dhe Beograd. Shitën kompanitë e tyre që i kishin të regjistruara në Qipro. Ndërtuesit e vërtetë janë vëllezërit Kariç.

Këtu del edhe një nga lidhjet më të fuqishme të Edi Ramës, I cili ka për flamur flamurin e Beogradit. Afera e Inceneratorëve është sa një e dhjeta e asaj që po bëhet me Portin e Durrësit. Për çdo aferë Rama do të përballet me drejtësinë, sidomos pas kalimit të ligjit për heqjen e parashkrimit për politikanët”, u shpreh Berisha.

Gazeta Panorama