24 Mars 2026

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar 27-vjetorin e nisjes së bombardimeve nga NATO në Serbi kundër regjimit të Sllobodan Millosheviç. Ajo shprehet se kur Kosova përballeje me shfarosje, Aleanca euro atlantike veproi.

Në një reagim në rrjete sociale, presidentja thotë se Kosova nuk do ta harrojë kurrë veprimin e NATO-s duke shtuar se aleancat me ata që mbrojnë lirinë, duhet t’i ruajnë njësoj sikurse vetë liria.

“27 vjet më parë, kur populli i Kosovës përballej me shfarosje nga Serbia gjenocidale, NATO veproi. Kosova nuk harron. Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë”, ka shkruar Osmani në një postim, ku ka shpërndarë edhe fjalimin e presidentit të atëhershëm të SHBA Bill Clinton, ku kishte dhënë urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese.