11 Korrik 2023

Qeveria shqiptare duhet të bëjë publike komunikimet me UNESCO-n gjatë kryerjes së procedurave për dhënien me koncesion të Parkut të Butrintit.

Kjo është e vetmja kërkesë e deputetes demokrate Ina Zhupa që u pranua në seancën e zhvilluar ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese.

Seanca e re në Kushtetuese në lidhje me këtë çështje do të caktohet pas datës 25 korrik.

Zhupa pretendon se qeveria ka mashtruar UNESCO-n gjatë komunikimeve për Parkun  e Butrintit.