5 Mars 2026

Komisioni Parlamentar për Legjislacion ka miratuar amendamentet kushtetuese të proceduara ditën e sotme nga Vjosa Osmani.

Vjosa Osmani procedoi në Kuvend amendamentet kushtetuese duke kërkuar zgjedhje të drejtpërdrejta për Presidentin e Kosovës.

Pas mbledhjes së Komisionit për Legjislacion që nisi që në orën 18:00, gazetarja e Top Channel Leonita Bajrami raporton se këto amendamente u miratuan.

Ndërkohë pritet të thirret seancë e jashtëzakonshme për votimin e amendamenteve për ndryshime kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nga populli.

Top Channel