19 Qershor 2023

Kolonitë e karkalecave vazhdojnë ta zgjerojnë hartën e tyre të pushtimit në Myzeqe.

Pas fshatrave të Divjakës, prej disa ditësh karkalecat janë përhapur në shumë zona të bashkisë Lushnjë si Savër, Karbunarë, Plug, Grabjan etj. Në këto zona, karkaleci po dëmton shumë sipërfaqe të mbjella.

Vetë fermerët janë munduar ta luftojnë të vetëm, por pa e arritur ta mundin pasi jo te gjithë janë në një mendje për të spërkatur tokat e tyre.

Veç kësaj, një tjetër problem për ta mbetet efektiviteti i helmeve kundër karkalecit.

Drejtoria e Mbrojtjes së Bimëve në Lushnjë bën me dije se janë ndërmarrë aksione për spërkatjen e vatrave te shfaqura në këto zona, por ka qenë moti i keq që ka reduktuar efektin e aksioneve të tilla.