Kanabisi rrezik për infarkte

16 Maji 2026
Kardiologët ngrenë alarmin për rrezikun nga infarktet për shkak të përdorimit të substancave narkotike.
Ata thonë se të ekspozuar nuk janë vetëm përdoruesit ritual por edhe ata të rastësishëm.
Kanabis rrit 6 herë rrezikun e infarkteve dhe të ictuseve deri në 40%.
Ky është alarmi që lëshojne kardiologët, të cilët thonë se sëmundjet kardivaskulare e aritmitë fatale bëhen shumë të pranishme nëse abuzohet me substancat, përfshirë këtu edhe kanabis.
Në kongresin e 57 italian të mjekëve kardiologë, një ndër konkluzionet është pikërisht rreziku i lartë i përdorimit të drogërave, dhe madje edhe formulimi i një diagnoze të mirëfilltë, sëmundje kardiovaskulare nga susbtanca, pasi impakti i tyre mbi këto patologji është problem klinik i nënvlerësuar dhe i studiuar në mënyrë të pamjaftueshme.
Sipas tyre, substancat mund të ndikojnë drejtpërdrejtë në shfaqjen dhe evolucionin e sëmundjeve të zemrës, duke modifikuar karakteristikat klinike dhe prognozat.
Ndaj këtij rreziku nuk janë të ekspozuar vetëm konsumatorët e zakonshëm dhe ritual, por edhe ata të rastësishëm, tek të cilët mund të shkaktojnë reagime akute e fatale, kronike, asimptomatike, edhe tek moshat e reja që gëzojnë shëndet të plotë.
