Kalaja e Borshit si atraksion turistik, kryeplaku: Shteti të vërë dorë urgjentisht, rrezikon shembjen

Bregdeti i Jugut përveçse bukurive natyrore gjatë verës krijojnë mundësinë edhe për të parë nga afër trashëgiminë tonë kulturore. Kalaja e Borshit, përpos mirëmbajtjes së munguar është kthyer gjatë kësaj vere në një atraksion turistik për vizitorët

9 Gusht, 20:07

Nëse ndalim të renditim vendet turistike në Jug, asnjëherë nuk do t’i arrijmë që t’i përmendim të gjitha. Pasi shumë turistë që vizitojnë këtë zonë nuk janë të interesuar vetëm për ujin e kristaltë të detit, por edhe për historinë e monumenteve të ndryshime.

Një prej tyre, ku kamera e “Report tv” ka ndalur kësaj here është edhe Kalaja e Borshit, monument historik i kategorisë së parë, që i përket shekullit të IV-të para erës sonë. Por, përpos dëshirës së mirë, për t’i parë nga afër mirëmbajta e tyre nuk është në standardet e duhura. Rruga për të shkuar atje është e vështirë, ndërsa muret ekzistuese rrezikojnë të shemben, megjithatë gjatë kësaj vere këtë kala e vizitojnë rreth 150 turistë vendas edhe të huaj

Kalaja i ka fillimet P.E.R. Ajo u ndërtua nga fiset Ilire-Epriote. Nga fillimi shekullit 3, 4 dhe 5 u shemb nga fiset Barbare. Në mesjetën e hershme u rindërtua dhe mori emrin Kalaja e Sopotit në 1258. Para kalasë janë ndërtuar muret dhe qyteti antik i Borshit” tha kryeplaku, Ridvan Ajdini.

Kalaja e Borshit, ose kalaja e Sopotit është ndërtuar nga banorët për t’u mbrojtur nga sulmet pirate edhe ushtritë pushtuese, duke qenë se ka qenë një ndër kalatë më të lakmuara. “Në radhë të parë karakteristike është kodra në të cilën është ndërtuar kjo kala. Kodra është piramidë, me të treja faqet e thepisura. Me një lartësi afërsisht 250 metra nga niveli i detit” tha Luan Kodhima, banor i  fshatit.

Por përpos vendit që kjo kala zë në trashëgiminë tonë kulturore, mungesa e vëmendjes institucionale ndaj sa ka bërë, që dita-ditës edhe më shumë, gjurmët e saj të humbasin  “Më shumë shkatërrimin ajo e ka pasur nga vitet 40- 50 , pasi njerëzit merrnin gurë për të bërë shtëpitë. Edhe sot ajo akoma vazhdon rrënimin. Shteti duhet të verë patjetër dorë.  Çdo ditë mbi 100 ose 150 vizitorë shkojnë në kala pa asnjë person që i orjenton apo ciciron” tha kryeplaku, Ridvan Ajdini.

Është karakteristike ndërtimi i saj. Askush nuk po vendos dorë. Bëjnë zhurmë por punë nuk bëjnë. Gjatë kohërave që kaluan vetëm u  shkatërrua. Tani sot kjo kala ka mbetur në mëshirën e fatit.Edhe pse banorët e zonës rrëfejnë se kanë bërë kërkesa të herëpashershme për mirëmbajtjen e saj, Kalaja e Borshit, ndonëse e kategorizuar si monument historik i kategorisë së parë ende edhe sot është pa vëmendjen e shtetit. E vetmja ndërhyrje që është bërë, është një tabelë mermeri, në të cilën shkruhet shënimi: “Është monument kulture, mbrohet nga shteti” tha Luan Kodhima.

Kalaja e Borshit

d.ba./Shqiptarja.com