6 Nentor 2022

Teksa serbët në Mitrovicën e Veriut kanë zhvilluar ditën e sotme një tubim, të organiozuar nga Lista Serbe.

Por, shqiptarët u janë kundërpërgjigjur, duke vendosur flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë gjatë rrugëve në “Lagjen e Boshnjakëve”. Njëri nga organizatorët e këtij aktiviteti, tha se me këtë veprim duan të tregojnë se shqiptarët janë aty dhe nuk kanë ndërmend të largohen nga qyteti.

“I kemi qitë flamujt me tregu që jemi këtu, nuk jemi duke shku”, tha ai.

"Jemi këtu"/ Serbët marshim në Mitrovicë,

Pak minuta më parë ka përfunduar tubimi i serbëve, pranë shtatores së Car Lazarit me flamuj serbë në duar e duke kënduar këngë nacionaliste.

Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendour që të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës.

Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenjë revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për suspendimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç.

"Jemi këtu"/ Serbët marshim në Mitrovicë,

Gazeta Shqip