Jaho Brahaj: – Shteti duhet të bëjë më shumë për studiuesit dhe personalitetet e vendit, duhet vëmendje më e shtuar ndaj trashegimise se albanologëve

Gazeta Sot.

12 Shkurt 2021

Studiues e personalitete të tjerë, që kanë dhënë një kontribut të madh në fushat që ata kanë punuar duhet të marrin më shumë vlerësim nga shteti dhe institucionet. Personalitete të fushave të ndryshme te Albanologjise duhet që të jenë në vëmendje të institucioneve, jo vetëm me ribotime të veprave të tyre por dhe me vlerësime. Kështu shprehet studiuesi Jaho Brahaj, ku sipas tij edhe pse ka figura që janë vlerësuar ende ka për të bërë në këtë drejtim.

Brahaj përmend dhe akademiken e parë shqiptare, etnologen Andromaqi Gjergji, për të cilën u zhvillua dhe një veprimtari keto dite . Në reagimin e tij thotë, se studiuesen Andromaqi Gjergji e ka njohur vite më parë, madje dhe ka botuar një intervistë për të në 1994. Studiuesi Jaho Brahaj tregon etnologia Andromaqi Gjergji ka bërë studime per fushen e saj. “Mendoj se shteti jonë për studiuesit dhe personalitetet e vendit duhet të bëjë më shumë, edhe Akademia e Shkencave mund të bëjë dhe një përzgjedhje duke iu botuar serinë e veprave të tyre, që janë vepra studimore të albanologjisë.

Studiuesit që kanë lënë vepra shkencore themelore për albanologjinë duan më vlerësim nga institucionet, qoftë dhe ribotim të studimeve të tyre.

Andromaqi Gjergji i ka të botuara veprat, por ajo ka gjithë ato studime që janë themelore të botuara në revista shkencore të ndryshme dhe ato është tepër e domosdoshme te konsultohen e studiohen për ne dhe kombin, për shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe të Malit të Zi. Duhet te jene vepra pothuajse gjitheperfshire disa vellimeshe, qe te ju afrohen shqiptareve dhe studiuesve kudo qe ndodhen. Ky është kontribut i tyre, por qe ka vlera per etnokulturen dhe historine e kombit dhe eshte per tu lexuar dhe studiuar sot dhe nga brezat e ardhshem, shprehet Jaho Brahaj.

Jaho Brahaj – Interviste me Akademiken, Prof. Dr. Andromaqi Gjergji. Gazeta Rilindja 24 prill 1994.

Në lidhje me vlerësimin që duhet ti bëhet personaliteteve të ndryshme shqiptarë, studiuesi Brahaj vijon më tej se edhe bashkitë mund të bëjnë në këtë drejtim. “Mund ti jepet një rruge në Korçë emri etnologes Andromaqi Gjergji, ku ka vendlindjen. Janë personalitete që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme dhe krijuan brezin tjetër të studiuesve, etnologëve, etj”.

– Nga Julia Vrapi