Ja pse dosja “Aruba” nuk është asgjë krahasuar me “Sinaloan”, Robert Papa paralajmëron ditë të zeza për Edi Ramën,…

Rama është si Noriega. Shumë pyesin: si do ikë? E ka zgjidhjen ose si Nano, ose si diktatorët kudo në “Pranverën Arabe”.
Gazetari i njohur në SHBA Robert Papa ka ngritur alarmin mbi gjendjen politike në Shqipëri, duke u fokusuar te lidhjet e pushtetit me krimin dhe hetimet ndërkombëtare. Sipas tij, Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi të pashmangshëm për shkak të pakënaqësisë popullore dhe presionit nga partnerët perëndimorë. Papa shprehet se dosja e shpërthyer së fundmi nga SPAK e njohur si “Aruba” është vetëm maja e ajsbergut.
Ai paralajmëron se implikimet e mundshme të qeverisë shqiptare me kartelet ndërkombëtare të drogës, siç është “Sinaloa”, janë shumë më të rënda, pasi prekin sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Sipas analizës së Robert Papës, Edi Rama po “jeton në kohë të blerë”.
Ai argumenton se lidhjet me krimin dhe makutëria për pasurim e kanë izoluar qeverinë, duke e bërë fatin e saj të ngjashëm me ato të regjimeve që janë shembur pas protestave masive. Papa shprehet se dosjet, si Sinaloa, McGonigal, Aruba, miliardat, milionat në ishujt e parajsave fiskale, në Dubai, të kapura nga agjencitë amerikane, Kushner dhe Ivanka dhe kushdo tjetër nuk e blenë dot heshtjen.
Pjesë nga analiza e Robert Papës në emisionin “Fokus”
“Ngrihuni për vendin tuaj! Bashkohuni me atë rini të bukur që ka sjellë aq shumë energji, aq shumë shpresë; është një deklaratë që bëhet nga një brez që nuk kërkon të rrijë i skllavëruar nga aleanca e krimit me mbetjet e gjakta të partisë kriminale të punës.
Rama është përzgjedhur nga kupola e Nexhmijes pikërisht për të realizuar ëndrrat e atij sekti antishqiptar, duke u pasuruar në kurriz të shqiptarëve të cilët kërkon t’i dëbojë masivisht (mbi 1 milion të ikur) dhe ta kthejë atë vend të bukur në Ballkan si një qendër që të mos ketë stabilitet, por të jetë si një fushë mbeturinash ku të pastrohen miliardat e trafiqeve, trafikantëve të kokainës dhe ëndrrat e pështira monstruoze të njerëzve me probleme të mëdha mendore. Fillimisht do të flisja diçka për kampionatin botëror.
Natyrisht që nuk ka marrë aspak nga vëmendja e asaj rinie të bukur. Rama mbase ka shpresuar se me kampionatin botëror ajo rini do të merret me fasadën dhe nuk do të dalë të protestojë. I kujtoj Edvinit se në vitin 1990, kur ishte kampionati botëror i nivelit shumë të madh, heronjtë e ambasadave e spostuan vëmendjen. Për mendimin tim, ajo që po ndodh në Tiranë është disa herë më e madhe se ajo revolta e atyre që unë i quaj heronjtë e ambasadave.
Fakte të reja dalin çdo ditë për lidhjet e Ramës me krimin. Aruba është ditur, është ditur me kohë. A ka qenë vëllai i tij? A ka qenë një ministër? A ka qenë Ahmetaj më tepër një zyrtar si përfaqësues në një takim mafioz? Por natyrisht, nuk është vetëm hetuesia e Bashkimit Evropian që ka rënë në këtë gjurmë. Kujtoni ju se FBI ka fjetur? Jo, Aruba nuk është asgjë krahasuar me Sinaloan. Interesat e sigurisë kombëtare të Amerikës janë prekur rëndë nga Rama.
Ai, duke blerë Ivankën e Trumpit dhe Kushnerin, kujtoi se do të kalonte gjithçka. Por ky vend ka disa struktura pushteti. Nuk është thjesht Presidenti Trump, i cili ndihet i ndotur, është bërë pis nga Rama dhe njerëzit afër tij. Shefi i kabinetit nuk kanë se si t’ia falin. Nuk ka shpjegim që Ivanka e Trumpit dhe Kushner kanë blerë heshtjen, kur çdo muaj një prokuror i SPAK-ut vjen këtu për trajnime. Natyrisht, furnizohet me dosje masive.
Dhe jo më kot, në kulmin e protestës së atij brezi hyjnor, u hapën nga SPAK dy goditje të mëdha të trafiqeve dhe janë miliona dollarë të sekuestruara. Rama ka bërë aleancë me djallin, me banda, dhe kur thotë që nuk do të ikë, nuk largohet, nuk jep dorëheqje, kokëfortësia e fundit do ta ketë nga bandat, sepse po të bësh aleancë me djallin, djalli nuk të lëshon. Urrejtja është masive ndaj Ramës.
Natyrisht që në atë shesh të madh të protestuesve, për mendimin tim, në qoftë se bëjmë një analizë matematikore, 70% do të jenë ata që janë më shumë me PD, me demokratët, sepse natyrisht familjet e socialistëve janë të privilegjuara me tendera, me dhënie lejesh, patronazhistë të punësuar. Por është një brez që nuk do t’ia dijë edhe për të kaluarën e familjes. Pra, aty ka socialistë të ndershëm, ka njerëz që nuk duan të jenë skllevër të Zaho & Company dhe të tre Lindave monstruoze.
Në këtë përplasje të madhe, rinia nuk tërhiqet, do të bllokojë çdo veprimtari qeveritare. Ndërkohë, akuzat janë që një nga tre Lindat përbindëshe paska shkuar me jaht në Greqi, dhe jo më kot e kanë quajtur “Mata Hari e Greqisë”. Kastriot Myftaraj paska bërë një akuzë në SPAK për falsifikimin e diplomës së Ballukut. Vetëm kjo mjafton për një dënim shtesë, ndërkohë që Bashkimi Evropian ka kërkuar që të mos ketë imunitet për politikanët vjedhës.
Kjo protestë e madhe, ndër të tjera, duke krijuar atë Shqipërinë e re, duhet të krijojë edhe një shtet që nuk ka nevojë të kërkohet votim për të hequr imunitetin. Bëjeni siç është në Amerikë. U arrestua kryetari i Marrëdhënieve me Jashtë në Senat, Menendez. Nuk kërkuan në Senat heqjen e imunitetit; sot ai ishte në burg.
Transfertat
Rreziku më i madh në Ballkan është pikërisht shteti narko-kolumbian i Ramës. Ndaj “Ëashington Examiner” i ka thënë disa herë: Rama është si Noriega. Shumë pyesin: si do ikë? E ka zgjidhjen ose si Nano, ose si diktatorët kudo në “Pranverën Arabe”, sepse ajo urrejtje e madhe, ajo energji nuk ndalet. Lidhjet me krimin, lidhjet me Sinaloan do t’i bëjnë ndëshkimin shembullor.
Ka pasur edhe të tjerë, dhe ata që flasin krah Ramës nuk kanë asnjë ndryshim nga Byroja Politike injorante e kohës së Ramiz Alisë. I njëjti mentalitet, e njëjta origjinë, por kusarë dhe vjedhës me një makutëri të pashpjegueshme. Sinaloa, McGonigal, Aruba, miliardat, milionat në ishujt e parajsave fiskale, në Dubai, të kapura nga agjencitë amerikane, Kushner dhe Ivanka dhe kushdo tjetër nuk e blenë dot heshtjen. Rama jeton në kohë të blerë, pa diskutim.”
