Interneti 50 vjet

Interneti mbush sot 50 vjet

29 tetor 2019

Interneti mbush sot plot 50 vjet edhe pse data, mund të mos jetë ekzaktësisht e saktë sipas disave.

Ishte pikërisht 29 tetor 1969 kur u transmetua paketa e parë e të dhënave midis dy kompjuterëve: njëri në Universitetin e Los Angeles ndërsa tjetri në Institutin e Kërkimeve në Stanford.

1969 – Viti i ARPANET

Rrjeti quhej ARPANET, dhe u krijua nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA. Për këtë, sipas disave, nuk mund të konsiderohet dita e Internetit, pasi si e tillë është quajtur dita kur do të krijohej protokolli i tij TCP / IP, çka erdhi pak më vonë. Por është teknologjia që ka rëndësi. Dhe atë ditë, për herë të parë, dy kompjuterë në distancë nga njëri tjetri arritën të shkëmbenin të dhëna mes tyre. Arpanet ishte akronimi i Agjencisë së Projektit të Kërkimit të Avancuar, e cila ishte agjencia për projekte kërkimore të avancuara për Departamentin e Mbrojtjes.

Shpejtësia e lidhjes që lejoi shkëmbimin e të dhënave ishte 50 kbps (që është rreth 2700 herë më e ngadaltë se lidhjet me brez të gjerë që kemi sot). Transmetimi i parë përmbante fjalën “Hyrja” (Login), por sistemi arriti të transmetojë vetëm dy shkronjat e para, ndaj “Lo” u bë një rrokje e famshme ndër vite. Mesazhi i plotë u dërgua me sukses rreth një orë më vonë.

1974 – Ardhja e protokolleve

Me kalimin e kohës, ARPANET u bë gjithnjë e më i përhapur. Nyjet që në parim lidheshin vetëm Los Angelese dhe Santa Clara, u përhapën në ritme shumë të shpejta. Pas disa vitesh lindi nevoja për vendsojen e disa rregullave si dhe zgjedhja e një gjuhe të përbashkët. Kështu që, në 1974, shkencëtarët e kompjuterit Vint Cerf dhe Bob Kahn prezantuan në botë Protokollin e Kontrollit të Transmetimit (TCP) dhe Protokollin e Internetit (IP). Falë këtyre protokolleve, u përcaktua standardi që do të përdorej për transferimin e paketave të të dhënave.

1989 – Lind World Wide Web

Sidoqoftë, u desh të kalonin shumë vite, në mënyrë që interneti të bëhej diçka më shumë sesa një sistem shkëmbimi midis akademikëve. Një tjetër hap thelbësor është në vitin 1989, kur lindi World Wide Web (WWW) në laboratorët e CERN në Gjenevë. Ishte pikërisht shkencëtari britanik Tim Berners-Lee që realizoi këtë shpikje. Ideja fituese është formimi i një rrjeti të formuar nga lidhjet dhe hipertekset (dmth link). Vetëm në vitin 1991 u bë e mundur të shiheshin frytet e para: Interneti filloi të ishte diçka më e ngjashme me atë që kemi sot. Nga ‘browser’ në adresat (url), deri tek ‘links’. Pastaj në 1993 Cern vendosi të vërë në dispozicion falas për të gjithë protokollin World Wide Web.

Sot

50 vjet pas kësaj lidhjeje të parë midis dy kompjuterëve, Interneti është bërë zbulimi më i madh i shekujve të fundit pas energjisë elektrike. Në korrik 2019 u llogaritën 4.33 miliardë njerëz të lidhur online. Sot në internet kanë ndryshuar zakonet, punët tona, marrëdhëniet tona me njerëzit e tjerë, lëvizjet tona. Më thjeshtë, jeta jonë. Kjo që ne jetojmë në të vërtetë është një shoqëri e Online.

Gazeta dita