2 Shkurt 2026

Analisti Fatos Lubonja, teksa ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend është ndalur tek imuniteti i zv.kryeministres Belinda Balluku, ku u shpreh se mazhoranca po përpiqet të mbulojë një krim të paparë që ka të bëjë me korrupsionin e Ballukut, kryeministrit Rama e të tjerë.

“Me institucione këta po mbulojnë një krim të paparë, të korrupsionit Balluku me Ramën me shokë. Gjykata Kushtetuese thotë kështu, këshilli Imuniteteve do mblidhet kur të dëgjojë GjK’, tha ai.

Më tej Lubonja u ndal edhe te qëndrimi i opozitës për këtë çështje, ku u shpreh se ka parë kontradiktë në atë që demokratët kanë shprehur.

“Shoh kontradiktë që ka kohë që jeton midis pozicionit se me Ramën nuk ka zgjedhje të lira, duhet qeveri teknike, protesta. Refuzon atë që quhet rendi normal i një vendi demokratik. Qëndrimi që jemi në regjim dhe nuk mund të bëjmë fasadën e demokracisë, nga ana tjetër është nënshtrimi sepse kanë bërë disa herë, prova bojkote dhe më pas i kanë dënuar vetë duke i quajtur ekstremizma. Dhe këtu hyn faktori i tretë, ndërkombëtar. Pra o nuk ndryshojnë gjë pa ndërkombëtarët…Por edhe kur kanë bërë bojkote, më shumë kam qenë kundër mos-koherencës.  Por me institucione këta po mbulojnë një krim të paparë, të korrupsionit Balluku me Ramën me shokë. Gjykata Kushtetuese thotë kështu, këshilli Imuniteteve do mblidhet kur të dëgjojë GjK…Pra a zgjidhet ajo kjo punë mbetet për t’u parë. Zgjidhet duke u bërë presion me protesta qoftë të dhunshme, por kjo është çështje e hapur”, tha ai.

“Nuk ka gjetur një mënyrë ta shkarkojë Ballukun për të mbyllur këtë gropë të zezë, dhe disa të tjerë thonë që i bërë presion…A mund të ndahet? Po edhe mund të ndahet. Mund të gjendet një artificë që të shkojë në drejtësi. Nëse SPAK nuk shkon te Rama që është autori…çfarë mund të them. Por këta po luajnë volejboll për çështjen Balluku”. -u shpreh Lubonja në News 24

Më tej komentoi edhe Reformën Territoriale, ku shtoi se të gjitha reformat që ka bërë kryeministri Rama i ka bërë në favor të rritjes së pushtetit të vet dhe se sipas Lubonjës nuk kanë qëllim mbarëvajtjen e demokracisë në Shqipëri.