Me 16 Gusht 2022.

Britania e Madhe po përballet me një valë të pazakontë shirash të dendur që kanë sjellë dhe përmbytje në disa zona.

Daily Mail ka publikuar pamje ku duket se si ujë vërshon furishëm në rrugët e qytetit duke shkatërruar biznese dhe rrezikuar jetën e njerëzve.

Meterologët parashikojnë po ashtu një përkeqësim të mëtejshëm të kushteve të motit në ditët në vijim duke paralajmëruar stuhi, breshër dhe shkarkesa të shumta elektrike në pjesën më të madhe të ishullit.

Ata parashikojnë që për shkak të reshjeve të dendura të shiut të ketë përmbytje dhe dhera në rrugë, ndërkohë që si pasojë e shkarkesave elektrike pritet që të dëmtohen edhe çati banesash. Për këtë arsye, autoritet kanë kërkuar që qytetarët që jetojnë në zonat që do të preken nga stuhitë dhe ciklonet duhet të marrin masa për tu larguar, në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e tyre.

Çmendet” moti në Angli, autoritetet paralajmërojnë qytetarët

Gazeta Shqip