26 Shkurt 2023

Një vjedhje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kuçovë për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi.

Një 52-vjeçar i identifikuar si Krenar Brisku mësohet se është futur në ambientet e një godine ku ka marrë disa pula dhe i ka futur në thes.

Teksa ka tentuar të largohet, sipas BW, ai është kapur mat nga pronari i shtëpisë. Ky i fundit bashkë me djalin e tij e kanë dhunuar 52-vjeçarin duke i shkaktuar fraktura të shumta në kokë.

Më pas ka qenë pronari i banesës ai që ka njoftuar ambulancën për ta dërguar atë drejt spitalit.

Pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ai është transportuar drejt spitalit të Traumës për një trajtim të specializuar.