19 Tetor 2022

Hakerat nuk ndalen me publikimin e të dhënave.

Mbrëmjen e sotme faqja Homeland Justiceka publikuar të dhënat dhe hyrje-daljet në sistemin TIMS të kreut të SHISH, Helidon Bendo.

Publikimi i sotëm vjen dy ditë pasi Homeland Justice publikoi të dhënat e radhës të titulluar “numrat e telefonit të shqiptarëve”.

Tashmë në rrjet mund të gjesh mijëra numra telefoni të shtetasve shqiptarë, emër, mbiemër, si dhe numrat e kartave të identitetit.

Hakerat thonë se shkak i sulmit është mbështetja për muxhahedinët që po strehohen në kampin e MEK në Manëz.

Më herët hakerat publikuan lista të tjera, të cilat kishin në shënjestër punonjës të Policisë së Shtetit.

Nga OraNews