25 Qershor 2023

Gjithë bota mbajti frymën për disa orë, teksa grupi mercenar Wagner kërcënonte pushtetin e Vladimir Putin në Rusi, me një grush shteti.

Yevgeny Prigozhin, nga njeriu më i besuar i Putinit, u kthye në armikun dhe rrezikun e tij më të madh për disa orë, ose të paktën kështu u duk nga jashtë, pasi zërat nga Rusia flasin ndryshe.

Ish-deputeti rus Ilya Ponomarev, thotë se kryengritja e armatosur e grupit Wagner në vetvete ishte një mashtrim. Disidenti i njohur deklaron se kreu i Wagner dhe Vladimir Putin kishin një marrëveshje për atë që do të ndodhte dhe që askush tjetër nuk e dinte.

Ai shpjegon për mediat se Prigiozhin është një njeri me besim të madh. Ata njihen prej kohësh dhe rrethanat në të cilat u njohën krijuan një marrëdhënie të madhe besimi mes tyre.

Por përse do të duhet Putin të inskenonte një grusht shteti në rrethanat e pafavorshme të mbajtjes së pushtetit dhe presioni ndërkombetar?

Ish-deputeti beson se qëllimi i Presidentit rus ishte “të trembte elitat ruse dhe ndërkombëtare. Ai duhej të dërgonte një mesazh se nuk është alternativa më e keqe dhe se Prigozhin që pretendonte pushtetin, askush në komunitetin ndërkombëtar nuk do të donte ta shihte me një buton bërthamor në dorë.

Sipas Ponomarev, Putini me grushtin e dështuar të shtetit donte të demonstronte se mundësia e zëvendësimit të tij ishte “reale” dhe se zëvendësimi ishte më i keq se ai.

Prigozhin, thotë miliarderi rus, nga ana e tij kishte nevojë për një mënyrë për të lënë Ukrainën “me dinjitet”.

“Ai po lufton për një kohë të gjatë dhe është i lodhur. Ai ka humbur shumë nga njerëzit e tij, por mbi të gjitha ai ka mundësi të mëdha financiare në Afrikë, kontrata të mëdha ushtarake që mund të ndjekë, por ai nuk mund të largohej nga fronti dhe i duhej nje justifikim”.

Ai deklaron se Bjellorusia, ku pritet të shkojë Prigozhin është thjesht një vendkalimi. Ai nuk do të qëndrojë gjatë atje dhe prej andej do të shkojë në Afrikë.

Ish-deputeti i Dumës ruse thekson se në çdo rast ngjarjet e djeshme do të kenë pasoja pozitive për Kievin pasi morali i trupave ruse ka rënë ndërsa u konfirmua problematika me zinxhirin komandues të ushtrisë. Ndërsa analizon se rusët do ta mbështesin Putinin pas kësaj ngjarje pasi e konsiderojnë atë fitues.

Gazeta Shqip