29 Qershor 2023

Mercenarët e Wagner nuk do të luftojnë më në Ukrainë pasi udhëheqësi i grupit, Yevgeny Prigozhin, refuzoi të nënshkruajë kontratat me Kremlinin. Këtë e ka bërë të ditur të enjten, kreu i komitetit të mbrojtjes të Dumës, Andrei Kartapolov.

Sipas agjencinsë shtetërore të lajmeve ruse, Kartapolov tha se disa ditë përpara tentativës për rebelim, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi se të gjitha grupet që kryejnë misione luftarake duhet të nënshkruajnë një kontratë me ministrinë ruse .

Ai tha se Prigozhin nuk nënshkroi kontratat dhe u informua se Wagner nuk do të merrte pjesë në një operacion special ushtarak, shkruajnë mediet.

Ndërkohë detaje të tjera dolën dje nga kryengritja e ndërprerë e Wagner fundjavën e kaluar, ku Inteligjenca amerikane tha se disa zyrtarë rus, përfshirë këtu dhe komandantin e lartë rus në Ukrainë, Sergei Surovikin. Thuhet se ata ishin në dijeni të planeve të shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin për kryengritjen e armatosur.

Gazeta sot