![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2024/05/664d94917d982.jpg?fit=800%2C533&ssl=1)
Grupet kriminale kanë pasur informacion nga policia: – I lajmëronte oficeri që kishte për detyrë t’i kapte
22 Maji 2024
Gazetarja Glidona Daci tha këtë të Martë në “Opinion” se Ervis Martinaj merrte informacion nga efektivët e policisë, lidhur me aksionet policore që organizoheshin në vendet ku rrinin eksponentët e grupeve kriminale.
Ajo ka deklaruar se Martinaj merte informacion nga oficeri i operacionales, Jeton Lami i cili shoqërontë eskortën e Ervis Martinajt gjatë gjithë kohës.
Blendi Fevziu: Ajo që më bën përshtypje në dosjë është që bëhet fjalë që këto grupe kanë pasur informacione nga policia?
Në rastin e Ymerajt, Ervis Martinaj njoftonte policia po të kërkon.
Glidona Daci: Po Ervis Martinaj patjetër që kishte informacion sepse oficeri i operacionales shoqërontë eskortën e Ervis Martinajt gjatë gjithë kohës, Jeton Lami.
Për më tepër një tjetër detaj në dosje është që Leonard dhe Erlis Duka që kërkohen dhe janë duke u dënuar nga Gjykata e Posaçme për vrasjen e Santiago Malkos, i lajmëronte oficeri që kishte për detyrë t’i kapte “Largohuni se po vijmë për kontroll tek banesa dhe tek lokalet ku ju rrini”.