Gjykata Kushtetuese riktheu pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra! Në Burgun e Durrësit shpërthejnë fishekzjarrët!

7 Shkurt 2026
Mbrëmjen e djeshme (6 shkurt) Gjykata Kushtetuese vendosi të rikthejë pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra, duke rrëzuar kërkesën ankimore të kryeministrit Rama, i cili kërkont të shpallej antikushtetues vendimi i GJKKO.
Ky vendim është pritur me entuziazëm në burgun e Durrësit, aty ku vuajnë dënimin disa zyrtarë të Partisë Socialiste, mes tyre edhe kryebashkiaku Erion Veliaj apo ish ministri Ilir Beqaj.
Jashtë ambienteve të IEVP Durrës menjëherë pas vendimit të Kushtetueses ka pasur festë, madje janë hedhur edhe fishekzjarrë.
Kujtojmë që fishekzjarrë jashtë ambienteve të burgut të Durrësit janë hedhur edhe më 3 nëntor të vitit të kaluar, kur Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrën e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliajn.
Ndërkohë në Fier, militantët e Belinda Ballukut hodhën fishekzjarrë në datën 12 dhjetor, kur ajo u rikthye në detyrë.
