17 Tetor 2022

Ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë, Karl Lauterbach tha se spitalet në vend ndodhen përballë rrezikut të falimentimit për shkak të krizës energjetike dhe inflacionit.

Në një deklaratë në programin “Bericht aus Berlin” të transmetuar në kanalin parë televiziv gjerman ARD, ministri Lauterbach vuri në dukje se spitalet në muajt e ardhshëm do të përjetojnë problem të likuiditetit financiar dhe se ky problem duhet të zgjidhet.

“Është e qartë se spitalet janë në një situatë shumë të veçantë. Do të ketë mbyllje nëse nuk tregojmë reaksion të shpejtë dhe me të vërtetë efektiv këtu”, deklaroi Lauterbach i cili shtoi se të martën më 18 tetor do të bisedojë me ministrin e Financave, Christian Lindner që ndaj spitaleve të jepet më shumë ndihmë shtetërore.

Ai tha se e sheh si negative ndarjen e fondit të veçantë për spitalet. “Nuk mund të formojmë fond të veçantë për çdo fushë”, tha Lauterbach.

Unioni i Spitaleve të Gjermanisë në një deklaratë muajin tetor tha se 40 për qind e spitaleve në vend ndodhen në prag të falimentimit për shkak se rritja ekstreme e çmimeve të energjisë dhe inflacioni e kanë bërë të pamundur vazhdimin e aktiviteteve të spitaleve.

Kreu i Unionit të Spitaleve, Gerald Gass tha se klinikat nuk do të mund të përballojnë kostot në rritje dhe se disa do të detyrohen të mbyllen në muajt e ardhshëm. Gass paralajmëroi se situata mund të përkeqësohet edhe më tej në vitin e ardhshëm.

Gazeta Shqip