Gazment Bardhi: Zhduku 50 mln euro, pse nuk e shkarkon Rama zv/kryeministren?

2 Nentor 2025
Kryetari i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi ka përsëritur qëndrimin e PD se zv/kryeministrja Belinda Balluku e cila u mor e pandehur ng SPAK për shkelje të barazisë në tenderin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, duhet të japë dorëheqjen.
Në një postim në rrjetin social facebook, Bardhi shkruan se shkelja e barazisë në tendera ka vetëm një arsye pse bëhet, korrupsionin.
“Këto dy krime janë të lidhura pazgjidhshmërisht nga njëri-tjetrin. Prandaj, është në detyrimin e Prokurorisë së Posaçme për të hetuar dhe provuar se të paktën 50 milionë eurot e zhdukura në Tunelin e Llogarasë janë korrupsion i pastër i personit që ka krijuar pabarazinë në tender dhe i personit që e ka ideuar këtë. Të dy kanë emër: Belinda Balluku dhe Edi Rama”, shkruan Bardhi.
Mesazhi i plotë
Shkelja e barazisë në tendera ka vetëm një arsye pse bëhet: Korrupsionin. Këto dy krime janë të lidhura pazgjidhshmërisht nga njëri-tjetrin. Prandaj, është në detyrimin e Prokurorisë së Posaçme për të hetuar dhe provuar se të paktën 50 milionë eurot e zhdukura në Tunelin e Llogarasë janë korrupsion i pastër i personit që ka krijuar pabarazinë në tender dhe i personit që e ka ideuar këtë. Të dy kanë emër: Belinda Balluku dhe Edi Rama.
Bashkëpunimi në korrupsion jo vetëm në Tunelin e Llogarasë ia ka lidhur duart Edi Ramës. Ai nuk po e bind dot krahun e tij të djathtë të punëve të pista të japë dorëheqjen, por as nuk ka fuqinë ta shkarkojë. Të dy i bashkon korrupsioni. Të dy janë peng i njëri-tjetrit dhe po i japin kohë vetes për pakte korruptive dhe mafioze.
Është në detyrën e Prokurorisë së Posaçme që 50 milion euro tarifë korrupsioni në projektin e Tunelit të Llogarasë t’i gjejë në xhepat e drejtuesve më të lartë të qeverisë, të bëjë drejtësi dhe të bëjë të mundur rikthimin në buxhet të gjësë së vjedhur me firmën e Belinda Ballukut dhe bekimin e Edi Ramës.
BalkanWeb
