Furra e Bukës “Dosku” në Librazhd,

Furra e Bukës “Dosku” në Librazhd, ofron bukë falas për të gjithë shtresat në nevojë

17 mars 2020

Një Furrë Buke në Librazhd, në këto ditë të vështira ju gjendet pranë shtresave më në nevojë të komunitetit, duke ofruar bukë falas për familjet e tyre.

“Për të gjithë shtresat në nevojë në këto ditë të vështira, do t’ju ofrojmë bukë falas!”

Kujtojmë se nuk është hera e parë që Furra e Bukës “Dosku” bën akte bamirësie. 4 muaj më parë, ka kontribuar me bukë falas për familjet e prekura nga termeti i 26 Nëntorit 2019.

*Material i përgatitur nga portali LIBRAZHDI INFO