22 Korrik 2026

Interesi i mediave ndërkombëtare për projektet në bregdetin shqiptar, të lidhura me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit amerikan Donald Trump, kanë sjellë një breshëri pyetjesh për Prokurorinë e Posaçme.

Mediat si Fox News, CNN, The New York Times, CBS News, The Times, Anadolu Agency dhe disa të tjera kanë kërkuar konfirmim nëse Prokuroria e Posaçme po heton projektet turistike në Sazan, Zvërnec apo Vjosë-Nartë, ndryshimet ligjore të vitit 2024, si edhe transaksionet e tokave në këto zona.

Në përgjigje, SPAK ka theksuar se nuk ka asnjë hetim të hapur në lidhje me Jared Kushner apo ndonjë projekt të lidhur me të. SPAK ka sqaruar se ka regjistruar një hetim, por ai nuk lidhet me objektin e pyetjeve të mediave, ndërsa për shkak të sekretit hetimor nuk mund të bëhen publike detaje të tjera në këtë fazë.

Në një prej përgjigjeve, SPAK ka mohuar gjithashtu raportimet për sekuestrim të llogarive bankare të kompanisë Albania Land Development, duke theksuar se nuk ka marrë një masë të tillë.

Në disa raste, mediat e huaja kanë kërkuar edhe intervista me përfaqësues të SPAK-ut apo dokumente që lidhen me hetimet, por institucioni është përgjigjur se, përtej njoftimeve publike dhe duke respektuar konfidencialitetin e hetimeve paraprake, nuk ka informacione të tjera për të bërë publike.

Pyetjet e mediave dhe përgjigjia e SPAK:

FOXNEWS: A mund të konfirmojë SPAK se po heton një projekt zhvillimi të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit Donald Trump?

Në përgjigje të kërkesës suaj, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) konfirmon se nuk ka asnjë hetim të hapur që lidhet me ndonjë projekt të lidhur me z. Jared Kushner. SPAK ka regjistruar një hetim, por ai lidhet me çështje që nuk kanë lidhje me objektin e kërkesës suaj. Për shkak të sekretit hetimor, nuk mund të jepen detaje të mëtejshme.

NYT – London: A mund të konfirmoni se po hetoni ndryshimet në statusin e mbrojtjes dhe pronësinë e tokës në Ishullin e Sazanit dhe në disa qindra hektarë të peizazhit të mbrojtur Vjosë–Nartë? A mund të konfirmoni se këto ndryshime në vitin 2024 hapën rrugën për zhvillimin turistik? A mund të konfirmoni se kjo zonë është një ligatinë bregdetare e ndjeshme me flamingo, foka dhe vende folezimi të breshkave?

CNN/London: A mund të konfirmoni se SPAK ka hapur një hetim për projektin e ndërtimit të resortit? A ka plane për ndërtim në zonën e mbrojtur Pishë-Poro-Nartë? A po heton edhe blerjen e tokës nga Affinity Partners?

Në përgjigje të kërkesës suaj, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) konfirmon se nuk ka asnjë hetim të hapur në lidhje me ndonjë projekt të lidhur me z. Jared Kushner. SPAK ka regjistruar një hetim të veçantë, por ai nuk lidhet me objektin e kërkesës suaj. Për shkak të kërkesave për ruajtjen e konfidencialitetit të hetimeve në vijim, nuk mund të jepen informacione të mëtejshme në këtë fazë.

Anadolu Agency: Po raportojmë mbi veprimet e fundit të SPAK në lidhje me Albania Land Development, një kompani pronare tokash e lidhur me një projekt zhvillimi bregdetar në zonën e Zvërnecit. Do të vlerësonim përgjigjet tuaja për: bazën ligjore të sekuestrimit preventiv të llogarive bankare; objektin e hetimit në vijim; dhe nëse po shqyrtohen subjekte të tjera në lidhje me të njëjtat transaksione të tokës.

Në përgjigje të kërkesës suaj, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) konfirmon se nuk ka asnjë hetim të hapur në lidhje me ndonjë projekt të lidhur me z. Jared Kushner. SPAK ka regjistruar një hetim të veçantë, por ai nuk lidhet me objektin e kërkesës suaj. Për shkak të kërkesave për ruajtjen e konfidencialitetit të hetimeve në vijim, nuk mund të jepen informacione të mëtejshme në këtë fazë. Gjithashtu, SPAK nuk ka urdhëruar masa sekuestrimi preventiv mbi llogaritë bankare të Albania Land Development.

MSNOW: Jam korrespondent dhe po punoj për një reportazh mbi projektin e planifikuar të Jared Kushner në Shqipëri. Shoh se SPAK po heton këtë çështje. A do të ishte e mundur të kërkonim një intervistë me një përfaqësues të SPAK?

Në përgjigje të kërkesës suaj, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) konfirmon se nuk ka asnjë hetim të hapur në lidhje me ndonjë projekt të lidhur me z. Jared Kushner. SPAK ka regjistruar një hetim të veçantë, por ai nuk lidhet me objektin e kërkesës suaj. Lidhur me kërkesën tuaj për intervistë, për shkak të kërkesave për ruajtjen e konfidencialitetit të hetimeve në vijim, nuk mund të jepen informacione të mëtejshme në këtë fazë.

CNN: A mund të konfirmoni se po hetoni transferimin dhe shitjen e tokave rreth Zvërnecit? A mund të jepni më shumë detaje mbi natyrën e hetimit? A po hetoni dokumente të falsifikuara mbi pronësinë e tokës apo praktika të parregullta që lidhen me heqjen e statusit të mbrojtur të zonës?

Në përgjigje të kërkesës suaj, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) konfirmon se nuk ka asnjë hetim të hapur në lidhje me ndonjë projekt të lidhur me z. Jared Kushner. SPAK ka regjistruar një hetim të veçantë, por ai nuk lidhet me objektin e kërkesës suaj. Për shkak të kërkesave për ruajtjen e konfidencialitetit të hetimeve në vijim, nuk mund të jepen detaje të mëtejshme mbi hetimin, i cili ndodhet aktualisht në fazën paraprake.

CBS News London: Po mbulojmë protestat e fundit në Shqipëri lidhur me një kompleks turistik të propozuar në bregdet, që thuhet se po zhvillohet nga një kompani e lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit amerikan Donald Trump. Kemi parë raportime se SPAK ka hapur një hetim mbi ndryshimet e debatueshme që lidhen me këtë zonë. Kemi parë gjithashtu deklaratat e Kryeministrit shqiptar që i ka mohuar këto raportime duke i quajtur “fake news”. Do të vlerësonim një konfirmim nëse një hetim i tillë është hapur dhe, nëse është e mundur, një koment mbi këtë çështje.

Në përgjigje të kërkesës suaj, SPAK konfirmon se ka regjistruar një hetim. Ju bëjmë me dije se ky hetim nuk lidhet me asnjë projekt apo kompani të lidhur me z. Jared Kushner.

The Times: Kërkoj kopje të dokumenteve që mbahen nga SPAK dhe që përmbledhin, përshkruajnë ose shpjegojnë procedime, hetime, verifikime, procedime penale, hetime, verifikime, kallëzime, referime, masa parandaluese, sekuestrime, konfiskime ose veprime të tjera procedurale ose aktivitete të tjera të ndërmarra nga SPAK lidhur me vendime të marra që nga viti 2024 për ndryshimin e statusit të mbrojtjes së tokës, dhënien e statusit “Investitor Strategjik” ose lehtësimin në forma të tjera të ndërtimit të ri turistik në Ishullin e Sazanit, Bashkia Vlorë..)

Në përgjigje të kërkesës suaj, konfirmojmë se SPAK ka regjistruar një hetim për këtë çështje. Në përputhje me kërkesat për ruajtjen e konfidencialitetit të hetimeve në fazën paraprake, nuk mund të jepen detaje të mëtejshme në këtë fazë. Përtej informacionit të bërë publik përmes njoftimeve për shtyp të SPAK, nuk ka asgjë tjetër për të shtuar në këtë moment.

Rai Tre: Kërkesë për intervistë.

JSC “UA”: Sipas cilave dispozita ligjore po zhvillohet hetimi aktual? Çfarë i bën problematike nga pikëpamja ligjore ndryshimet e vitit 2024 dhe cilat shkelje konkrete janë identifikuar nga ana e zhvilluesve?

A ka gjetur SPAK prova të korrupsionit në procesin legjislativ që çoi në miratimin e ligjit të vitit 2024 për zonat e mbrojtura?

Nëse po, në çfarë forme paraqitet ky korrupsion?

Në përputhje me kërkesat për ruajtjen e konfidencialitetit të hetimeve në fazën paraprake, nuk mund të jepen detaje të mëtejshme në këtë fazë. Përtej informacionit të bërë publik përmes njoftimeve për shtyp të SPAK, nuk ka asgjë tjetër për të shtuar në këtë moment./Dosja.

Huazuar nga Alfapress