“Është ushtar i një grupi kriminal”, Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Ai s’duhet ta shohë as dritën e qytetit! Do marrë në qafë jetë të pafajshme!

27 NËNTOR 2020

Gazetari Artan Hoxha duke analizuar situatën kriminale në vend u shpreh se bota e krimit ka evoluar në varësi të situatës së Covid. Ai thekson se djegia e makinave është një element presioni që shkakton më pak panik në krahasim me ngjarjet që kanë të bëjnë me atentate.

Hoxha u ndal gjithashtu edhe tek përplasja me armë e ndodhur së fundmi në Elbasan, ku protagonist ishte edhe shtetasi Ervis Çaushllari, i njohur si Vis korçari.

“Unë kam qenë gjithë kohën në kontakt me të gjithë pasi nuk kam njoftuar në fillim se isha më Covid. Bota e krimit ka pësuar evolim dhe përshtatje me situatën e pandemisë. Disa muaj kemi pasur një rritje të ngjarjeve kriminale, bëhet një pauz dhe rinis sërish. Djegia e makinave më shumë është një element presioni që shkakton panik te qytetarët. Djegiet e makinave kanë ndodhur në Elbasan, Vlorë qytete që kanë ngjarje kriminale në vijimësi. Nuk janë në kalibrin e konflikteve reale që kanë këto dy qytete. Vlora si fillim dhe më pas Elbasani. Është e rëndësishme që të ketë shembuj pavarësisht se kush është bërë objekt i ngjarjes.

Vis korçari është një person që ka katër pesë vite që ka qenë probleme me krimin. Këto janë ushtarë të grupeve kriminale dhe që mund të ketë vite që mund të funksionojnë. Shikoni se cilët janë njerëzit Nuk duhet që një person i tillë të shikojë rrugët e Elbasanit, ky është një person që unë d që ka qenë autori i dyshuar për katër ngjarje

Në qytetet e tjera ka një lloj statuskuoje që mund të vijojë më gjatë.  Aksioni i djeshëm në Elbasan dhe sasia e kapur është e konsiderueshme nuk është një sasi droge për treg vendas. Elbasani vijon të ngelet rruga ballkanike e transportimit të heroinës, kapja e një sasie të tillë droge tregon e Elbasani vijon të jetë një vendkalim për kalimin e lëndëve narkotike”, ka thënë gazetari.

Gazetari investigativ gjithashtu deklaron se kufizimi i lëvizjes për shkak të koronavirusit ka rritur shumë numrin e përdoruesve të lëndëve narkotike.

“Për shkak te stresit është rritur numri i personave të përdorimit të drogës çmimi jo, por një rritje e tillë e përdoruesve ka rritur dhe përfitimet. Narkotikët e fortë siç është kokaina nuk merret nga kushdo por nga ai që e ka mundësinë që ta blejë. Pengesa për një jetë më të lirë gjatë pandemisë i shtyn ato drejt përdorimit të lëndeve narkotike. Shpërndarja tashmë është më e lehtë. Linjat e brendshme të shpërndarjes janë të njëjtat, ke shpërndarës me biçikleta me motor, dhe çdo shpërndarës ka një listë të klientëve të vet. Madje ta sjellin dhe në shtëpi siç është rasti i kokainës. Këto janë forma që shqiptarët i kanë mësuar jashtë dhe mund ti zbatojnë me lehtësi brenda vendit”, ka thënë Hoxha.

Gazeta Sot