11 Koorik 2023

Gjatë debatit të ashpër mes Gazmend Bardhit dhe Ermonela Felaj nëse seanca duhet të zhvillohej e hapur për publikun apo jo, sekretari i përgjithshëm i PD dhe kryetari i Grupit Parlamentar i është përgjigjur fyerjeve të deputetes socialiste Felaj duke i kujtuar se emri i saj është në dosjen e sjellë nga SPAK.

“Emri yt është në këtë dosje. Ti ke frikë sepse emri yt është në dosje. Lëri njerëzit të kuptojnë që ti njësoj si Ahmetaj ke qenë pro ndërtimit të inceneratorëve. Je në konflikt interesi!” u shpreh Bardhi në debat e sipër

Bardhi: Mazhoranca ka frikë që shqiptarët të mësojnë të vërtetën për inceneratorët!

Mazhoranca po ndihmon Ahmetaj që të arratiset dhe SPAK mos ta kapë atë!

Gazeta Sot