Ekspozita ‘36’/ Kardashi dhe Gramo: – Nuk është për shitje, por një vepër reflektimi dhe atdhedashurie

Ekspozita ‘36’ e autoreve Kardashi dhe Gramo
19 Janar 2026
BLEDAR GRAMO: Shqiptari i zakonshëm, nuk është… Puna ime e përditshme është një punë që, të paktën, në atë që thatë profesionin tim si ikonograf është e përditshme, është minimalisht tetë orë në studio. Edhe kam punuar që vitin 2005 mbarova akademinë, domethënë, u fokusova, po puna në përgjithësi nuk është vetëm ekzekutimi fizik sesa dhe studimi dhe hulumtimi dhe të hysh në psikologjinë e gjithë asaj që bën. Shqiptari i zakonshëm… ne të gjithë jemi shqiptarë të zakonshëm, përveç atyre që janë të jashtëzakonshëm. Të jashtëzakonshëm. Ka një hendek përmes… se duhet të jem dhe i qartë. Përveç të të qenurit figurë publike ose hulumtues apo i njohur të gjithë personazhet që kemi zgjedhur, janë dhe përtej kësaj janë dhe njerëz që dhe me heshtje, mund të jenë të panjohur, po kanë ndërvepruar dhe kanë vepruar shumë për atë që i themi ne atdhedashuri apo patriotizëm, në sens më të gjerë.

Unë mendoj se në fjalën patriotizëm vetë banalizohet duke përdorur fjalë të huaj, po… më tepër atdhedashuri. Dhe, gjithë kjo ekspozitë është një përfundim i një libri që kemi bërë ne me bashkautorin Njoni Marzheka, ku 36-ta që tha dhe Albani është përfundimi ose çelësi i gjetjes, është pikërisht alfabeti që hap të derën…Është pikërisht alfabeti ynë, 36 gërmat, të cilat janë përbaltur, janë futur nën dhe, janë mallkuar… Dhe në një moment, me…Është një lloj rilindje apo një lloj… prapë të dalim ose të rrimë tek ajo pjesa e njeriut të thjeshtë. Shpeshherë simbolika është më e fortë se të treguarit drejtpërdrejt. Dhe Albani si mjeshtër i trukut grafik, bëri atë idenë që, siç thotë dhe Nënë Tereza, thotë më mirë ndiz një qiri thotë sesa të urresh errësirën, të tmerrshme errësirën. Pra, e gjithë ekspozita është formuluar që të gjithë punët e librit apo gjithë procesi që është bërë për librin që mori tre vjet, dhe është dhe një vit që kemi punuar me Albanin për të ndërtuar ekspozitën. Dhe ekspozita është ajo që tha Albani, nuk është për t’u shitur. Është për të hyrë brenda dhe për të reflektuar. Pra është, e gjithë ekspozita është një vepër.

Ekspozita ‘36’ e autoreve Kardashi dhe Gramo
Alban Kardashi: Ekspozita përfaqëson një investim kulturor dhe artistik, për të cilin organizatorët ndihen krenarë, pasi puna ka rezultuar e suksesshme dhe vazhdon të tërheqë vizitorë. E hapur deri më 31 janar në Galerinë “Gocat” pranë Piramidës, pjesë e Fondacionit Mane, “36” trajton figura historike dhe shpirtërore që kanë shërbyer për krishtërimin, humanizmin dhe atdhedashurinë në trojet shqiptare, duke u përmbyllur simbolikisht me figurën e Skënderbeut. Ekspozita vjen si një vepër e plotë artistike, e ndërtuar mbi studim, reflektim dhe simbolikë, siç u theksua edhe nga piktori dhe ikonografi Bledar Gramo.
ALBAN KARDASHI: Ekspozita nuk ishte për të bërë lekë. Dhe nuk ka asgjë në shitje nga ekspozita. Nuk ka bileta për hyrjen, kështu që s’ka lekë fare. Domethënë vetëm kemi shpenzuar në rastin e kësaj ekspozite. A jemi krenarë? Jemi krenarë sepse puna doli shumë e bukur. Ekspozita pati një sukses dhe vazhdon të ketë, është akoma hapur deri me datë 31 janar. Pra, është një nga ekspozitat afatgjata, më tepër se një muaj e gjysmë. Pra, ka peshën e vet specifike edhe në kohë artistike në qytetin tonë, që ka pak mangësi.

Ekspozita ‘36’ e autoreve Kardashi dhe Gramo
Pak ekspozita. Kështu që, do jetë hapur deri në fund të muajit tek Galeria Gocat, që është tek Piramida, pjesë e fondacionit Mane. Ekspozita, siç pamë edhe nga pamjet, edhe nga imazhet, ë trajton figura dhe…Pra, titulli i ekspozitës është 36. Bëhet fjalë për 36 figura, personazhe, të cilët kanë punuar dhe kanë shërbyer për krishtërimin por edhe humanizmin në trojet shqiptare. Dhe përmbyllet me Skënderbeun si një rojtari i këtyre figurave. Për më tepër mund të flasi Bledi, cilat janë personazhet kryesore.
