19 Korrik 2026

Eksperti i turizmit Isa Krasniqi i ftuar ne nje studio televizive teksa foli për koncertin e Kanye West deklaroi se organizimi dhe akomodimi ishin një autogol për turizmin në Shqipëri pasi hotelet në Tiranë abuzuan me çmimet dhe qeveria nuk mbrojti konsumatorët.

“Festivale të tilla i duhen vendit, 25 mijë të huaj erdhën për festivlain por dolën të pakënaqur për akomodimin.

Hoteli me 3 yje 3500 euro. Nëse abuzojmë do të shkojmë edhe një herë në zemër. Jemi bërë me zemra të vogla dhe shpirt të ngushtë. U bë abuzim spektakolar. Mu bllokua i gjithë sistemi i akomodimit dhe të gjithë u ankuan. Nuk abuzoi Durrësi, por abuzoi Tirana.

Nuk mund të them dështoi, por nuk ka kontroll dhe mbrojtje konsumatori, nuk mjafton të kërcejmë, rëndësi ka çfarë fitoi Shqipëria dhe fituam një imazh të keq. Çmimet e hoteleve shkuan deri në 10-fish më shtrenjtë. Ky ishte një autogol për turizmin, nëse nuk mbrojmë konsumatorin do të jemi humbësit më të mëdhenj”, tha ai.