Edi Rama kërkon të tërheqë SHBA në “luftën” ndaj protestuesve duke e konsideruar lëvizjen anti-Trumpiste, ja…

Kryeministri Edi Rama po tenton me çdo kusht të manipulojë opinionin publik ndërkombëtar, duke i mëshuar fort faktit se protestat masive që kanë mbërthyer Shqipërinë prej më shumë se dy javësh janë në të vërtetë një lëvizje e organizuar kundër Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, dhe investimeve të dhëndrit të tij, Jared Kushner. Në mënyrë sistematik qysh kur plasi revolta kundër tij, por edhe ditët e fundit kryeministri Ramaka mbrojtur këtë tezë. Konkretisht dy ditë më parë, kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë një interviste për Agjencinë Gjermane të Shtypit (dpa), deklaroi se Shqipëria po përdoret si platformë e zemërimit anti-Trump në mbarë botën.
Ndërkohë edhe dje gjatë një debati të tensionuar me gazetaren e CNN, Eleni Giokos, kreu i qeverisë shqiptare u përpoq t’i fshihte revoltës popullore ngjyrimet e saj reale, duke pretenduar se pas tubimeve fshihet një fushatë e egër dezinformimi e ushqyer nga sulmet kibernetike të Iranit. Sipas deklaratave të tij, rrjetet sociale po keqpërdoren përmes videove të rreme të marra nga vendet e tjera për të destabilizuar Shqipërinë dhe për të goditur interesat amerikane. Madje kryeministri Rama shkoi deri aty sa kërkoi që demokracitë perëndimore të kufizojnë “lirinë e shtrirjes së informacionit”, duke e konsideruar këtë hapësirë si një armë propagande që po shkatërron vendimmarrjen politike në Europë. Përmes kësaj strategjie të dëshpëruar, kryeministri po përpiqet të tërheqë SHBA-në në luftën e tij personale kundër protestuesve shqiptarë, duke e shitur veten si mbrojtës të interesave të Uashingtonit.
Megjithatë, ky narracion publik duket se është vetëm një fasadë për të mbuluar një skenar shumë më të errët që po luhet në prapaskenë. “Është provokuar kryesisht sepse Kushner dhe Trump, hija pas tyre, mjaftojnë për të bërë që shumë njerëz nga vende dhe kontinente të ndryshme të reagojnë menjëherë. Por sasia e dezinformatave, e videove të rreme, e videove të marra nga protesta në vende të tjera dhe të paraqitura si protesta në Shqipëri, sasia e bot-eve që kanë hyrë aty nga armiku ynë… Ne kemi një armik, i vetmi armik është Republika Islamike e Iranit, dhe ata kanë tre vjet që zhvillojnë një sulm kibernetik të pamëshirshëm kundër Shqipërisë dhe janë përfshirë edhe në këtë çështje. Kjo sasi çmendurie po gërryen demokracitë tona nga brenda dhe po e çon hapësirën europiane në drejtime që, më shpejt sesa vonë, do të shkatërrojnë plotësisht ndjesinë e politikës, vendimmarrjes dhe kompromisit në këtë pjesë të botës. Prandaj është koha që demokracitë të mos besojnë më se ‘liria e shtrirjes së informacionit’ është një zgjatim i lirisë së shprehjes. Liria e shtrirjes së informacionit është ajo që çdo regjim, përmes propagandës, ka përdorur për të futur gënjeshtrën në çdo mendje”, deklaroi dje Rama.
Prapaskenat
Por e gjithë kjo lojë e rrezikshme gjeopolitike rezulton të jetë e organizuar dhe e koordinuar me detaje nga dyshja Edi Rama dhe Aleks Soros, me qëllimin e vetëm për të dëmtuar imazhin e Presidentit amerikan Donald Trump. Faktet tregojnë se të gjitha mediat e majta ndërkombëtare ishin në gatishmëri të plotë për të propaganduar këtë narrativë dhe për të sulmuar kreun e Shtëpisë së Bardhë, duke përdorur Shqipërinë si sheshbetejë. Siç mësohet nga burime të besueshme, edhe udhëtimi i fundit dhe i papritur i Ramës në Zvicër lidhet direkt me një takim sekret me Huma Abedin, bashkëshorten e Aleks Soros, për të marrë orientime të reja se si të dalë nga kjo krizë e thellë politike. Kryeministri u udhëzua se si të vazhdonte misionin e tij, i gjendur totalisht në panik nga devijimi i protestës, e cila nisi fillimisht në Zvërnec, por u shndërrua rrufeshëm në një lëvizje të fuqishme kombëtare për rrëzimin e vetë Edi Ramës.
Ndërkohë, nga familja Trump kanë mbërritur mesazhe të qarta pakënaqësie dhe alarmi për Ramën, i cili me lëvizjet e tij i vuri ata në pozita tej mase të dyshimta, duke i përzier hapur në aferat dhe përplasjet e tij me grupet e drogës në Shqipëri dhe jashtë saj. Tashmë dihet botërisht që Rama është “këlyshi” i Soros dhe kjo strategji ogurzezë anti-Trump është thurur në Spanjë disa javë më parë, ku Aleks Soros, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez dhe të gjitha lëvizjet ekstremiste të majta drejtuan shigjetat e tyre helmuese ndaj Trump, ku një nga drejtuesit kryesorë në këtë takim prapaskenash ishte vetë Edi Rama.
Kjo prapaskenë është tejet esenciale, pasi menjëherë sapo Rama u kthye nga Spanja, në Shqipëri plasën ngjarje të njëpasnjëshme dhe të koordinuara. Kreu i qeverisë shqiptare u bë pjesë e këtij koalicioni global anti-Trump të mbledhur në Barcelonë, ku liderë të majtë si Sanchez, presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa dhe ai i Kolumbisë Gustavo Petro, u bënë bashkë nën udhëheqjen e Aleks Soros, i cili e cilësoi me mburrje në rrjetet sociale si “Samiti i parë Global Progresist”. Rama u përpoq maksimalisht ta minimizonte dhe ta fshihte këtë pjesëmarrje në podcastin e tij të së dielës, duke mos publikuar asnjë foto me mentorin e tij Soros, por skenari i tyre për të përdorur protestat e popullit shqiptar si municion kundër Donald Trump tashmë ka dalë tërësisht zbuluar.
